Aktualitet “Si labët ç’pyllëzuan Labërinë për Venedikun”

“Si labët ç’pyllëzuan Labërinë për Venedikun”

Studiuesi Auron Tare ka ofruar një foto të rrallë të Lungomares së Vlorës këtu e dekada më parë, që nga shekulli i kaluar, e Kohës së Luftës së Parë Botërore, ku sipas tij zë fill ç’pyllëzimi i Labërisë.

“Një foto e  Lungomares së Vlorës. Lufta e Parë Botërore. Qindra lebër me mushkat e ngarkuara me trungje pa prera pa hesap në malet e Labërisë.

Është një foto shumë interesante e cila ka kapur një fragment të marrëdhënies historike qindravjeçare të shqiptarëve me natyrën e tyre.

Nëse udhëton sot në Labërinë e thellë, sheh një erozion masiv i cili është i shpërndarë kudo në shkëmbinj dhe brinjat karstike të zonës.

Të shfrytëzuara pa asnjë mëshirë, pyjet e kësaj zone janë prerë që nga koha e Venedikut, i cili, me trungjet e lisave dhe të bredhave të Labërisë ndërtonte anijet e flotës së saj.

Dokumentat venedikase tregojnë se si kjo tregëti në mënyre masive kryhej nga banorët e maleve të mbiVlorës në tri pika detare: Vlorë, Porto Palermo dhe Butrint.

Trungjet e prera transportoheshin në karvanet e mushkave dhe pasi mblidheshin në stiva t mëdha transportoheshin nga anijet tregtare. Kaq e përhapur ishte kjo praktikë sa shpesh Porta e Lartë që kishte juridiksion mbi këto zona lëshonte urdhëra për pengimin e kësaj praktike.

Fotoja është një fragment nga kjo tregti masive qindravjeçare, e cila fatkeqësisht ende vazhdon në kurriz të pyjeve që kanë mbetur”, shkruan Tare.