Histori Si Leka Zogu mori azil politik në Egjipt në vitin 1980 në...

Si Leka Zogu mori azil politik në Egjipt në vitin 1980 në emër “të vlerave të Islamit”

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“International Herald Tribune” ka botuar, të enjten e 3 korrikut 1980, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me marrjen e azilit politik të Leka Zogut I në Egjipt, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Pretendenti i fronit shqiptar merr azil në Egjipt

Kajro, 2 korrik (Reuters) — Mbreti Leka I, pretendenti i fronit të Shqipërisë, i është bashkuar listës në rritje të mbretërve në ekzil dhe sundimtarëve të rënë që kanë marrë azil politik në Egjipt.

Leka, djali i ish mbretit Zog të Shqipërisë i cili vdiq në mërgim në 1961, u takua dje me Presidentin Egjiptian Anwar Sadat dhe zyrtarët thanë sot se ai kishte marrë azil në emër “të vlerave supreme humanitare që rrjedhin nga besimi tolerant i Islamit”.

Midis atyre që ai gjen në ekzilin egjiptian janë Shahu i rrëzuar i Iranit, mbreti Idris i Libisë dhe ish-presidenti i Jemenit Abdullah Salal (al-Sallal).

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania