Sport Si lindi sporti i volejbollit

Si lindi sporti i volejbollit

Volejbolli u bë një sport zyrtar i Lojërave Olimpike në vitin 1964. Ashtu si basketbolli, edhe volejbolli ka një histori mbi 100 vjeçare.

Gjëja më interesante është që të dyja lojërat lindën njëra pas tjetrës gjatë disa vjetëve në të njëjtin universitet.

Volejbolli është krijuar nga Villiam G. Morgani, i cili ishte student i Kolegjit Springfield të SHBA-së dhe drejtori i Shoqatës së Krishterëve të Rinj të qytetit Holyjoke të shtetit amerikan Masachusta. Në fillim, kjo lojë sportive u quajt Mintonette.

Më vonë, volejbolli u përhap shpejt në tërë botën, popullariteti i tij në vende të tjera bile e kaloi atë në SHBA.

Federata Ndërkombëtare e Volejbollit (FIVB) u krijua në vitin 1946. Në vitin 1964, në Lojërat Olimpike të organizuara në Tokjo të Japonisë, volejbolli u bë për herë të parë një lojë zyrtare e Lojërave Olimpike, pavarësisht se në Lojërat Olimpike të mëparshme, ai nuk ishte shfaqur.

Megjithëse sipas numrit të medaljeve, ish-Bashkimi Sovjetik zë vendin e parë, në historinë e volejbollit, nuk ka asnjë vend që mund të thuhet se ka epërsi të gjithanshëm për nganjëherë. Si përshembull, në vitet ’80 të shekullit të kaluar, ekipi japonez i vollejbollit për femra ishte më i mirë, ndërsa, SHBA-ja kishte volejbollistët meshkuj më të dalluar.

Falë zhvillimit të volejbollit në plazh, volejbolli fitoi shumë adhurues në SHBA dhe në Brazil. Para mbi 10 vjetëve, Federata Ndërkombëtare e Volejbollit organizoi ndeshjet e para turne të volejbollit në plazh.

Me zhvillimin në dhjetëra vite, në Lojërat Olimpike të organizuara në vitin 1996 në Atlanta dhe të vitit 2000 në Sidnei, volejbolli pati suksese të mëdha, ndeshjet u ndoqën nga një numër i madh spektatorësh dhe u transmetuan nga shumë stacione televizive.

Kështu që mund të thuhet se volejbolli në plazh ka hapur një treg plotësisht të ri për lojën e volejbollit.