Kuriozitete Si mund të mbash gjatë punonjësit më të mirë

Si mund të mbash gjatë punonjësit më të mirë

Një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen zotëruesit e një biznesi është të mbajnë punonjësit më të mirë të tyre.

Suksesi i një biznesi është tek punonjësit që e fuqizojnë veprimtarinë, që do të thotë se është thelbësore që të mbahen punonjësit më të mirë. Kjo mund të jetë sfiduese, pasi performuesit më të mirë zakonisht kërkojnë të përparojnë dhe të fitojnë më shumë para. Si mund të veprohet në këto raste?

Mundësi zhvillimi karriere

Siç u nënvizua më sipër, punonjësit më të mirë dëshirojnë të përparojnë në aspektin profesional të karrierës së tyre, qoftë kjo brenda kompanisë, ose jashtë saj duke lëvizur në një kompani tjetër që përmbush nevojat. Prandaj, të nevojitet të përpiqesh t’i mbash ata në kompaninë tënde duke iu ofruar opsione promovimi dhe zhvillimi në formën e trajnimeve.

Përgjegjësi shtesë

Duke u nisur nga kjo, performuesit më të mirë shpesh mërziten shpejt nëse shkëlqejnë në kryerjen e përgjegjësive të tyre. Kjo do të thotë që duhet t’i mbani ata aktivë duke u shtuar përgjegjësitë. Kjo mund të jetë një mënyrë efektive për biznesin dhe në të njëjtën kohë i ndihmon punonjësit e mirë të zhvillojnë aftësitë e tyre duke zbuluar fusha të biznesit në të cilat ata janë të interesuar. Kjo mund të jetë përfshirja e tyre në drejtimin e një projekti, menaxhimi i një ekipi të vogël, prezantimi i një projekti, etj.

Vlerësimet pozitive

Vlerësimi pozitiv (feedback) është tepër i rëndësishëm por shpesh i anashkaluar nga pronarët e bizneseve. Punonjësit më të mirë, shpesh nuk marrin vlerësime pasi pronarët besojnë se ata nuk kanë nevojë për vlerësime. Nuk duhet të jetë kështu, sepse punonjësi ka nevojë për motivim për të ecur përpara dhe për tu përmirësuar.

Burimet financiare

Një pagë e mirë është thelbësore sigurisht për të mbajtur punonjësit në punë, por është gjithashtu e rëndësishme që përmes pagës së mirë të siguroni burime mirëqënieje për punëtorët që të gjitha energjitë ti kanalizojnë në punë dhe në zhvillimin professional të tyre. Çështjet personale financiare mund të kenë një impakt të madh në mirëqënien e punonjësve, kështu që nëse keni mundëis, ndihmoheni stafin për të përmirësuar menaxhimin e parave të tyre, që me siguri do të ketë një ndikim të madh në jetëqëndrimin e tyre në kompaninë tuaj, si dhe në produktivitetin e punës.

Mentorët

Për ata që performojnë mirë do t’u vintë në ndihmë një mentor që do ti udhëhiqte në karrierën e tyre përmes këshillave me qëllim për t’u angazhuar më tej me kompaninë. Mentorët duhet të jenë punonjës të mirëkualifikuar dhe me shumë eksperiencë që janë në gjendje të ofrojnë mbështetje të vlefshme.

Për tu rritur dhe për të qenë të suksesshëm, është thelbësore që një biznes të jetë në gjendje të mbajë për gjatë punonjësit më të mirë. Nëse punëtorët më të mirë largohen, atëherë ju do të keni gjithmonë boshllëqe për të mbushur, gjë që do të rezultojë në uljen e performancës. Mbajtja e punonjësve ka të bëjë me njohjen e talentit të tyre, duke u dhënë atyre mundësi për t’u rritur dhe zhvilluar brenda kompanisë dhe për të krijuar një atmosferë pune pozitive. Kjo pastaj duhet të frymëzojë tërë fuqinë punëtore për të punuar shumë me efiçencë dhe efektivitet çdo ditë.

*Burimi: Finance-monthly.com