Aktualitet “Si ndiheni tani ju që thonit se autorët ishin shqiptarë”? Gazetari grek...

“Si ndiheni tani ju që thonit se autorët ishin shqiptarë”? Gazetari grek vihet në siklet nga pyetja

Greqia është e shokuar nga zbulimi se vrasësi i studentes 20-vjeçare ishte bashkëshorti i saj. Ngjarja po komentohet në çdo studio televizive.

Gjatë një programi në televizionin Ant1, gazetarit i mbërrin një pyetje në rrjetet sociale.

“Si ndiheni dhe ju gazetarët që deklaronit se ata që hynë në shtëpinë e çiftit ishin shqiptarë?”

Drejtuesi i programit ndërkohë ka kthyer këtë përgjigje:

“Nuk e thamë ne këtë gjë. Kjo ishte dëshmia e pilotit në polici, që kishte thënë se tre personat që i hynë në shtëpi flisnin shqip. Këto nuk i nxorëm ne nga barku jonë, por i ka thënë bashkëshorti i 20-vjeçares”.

Disa ditë pas ngjarjes mediat greke nisën të raportonin se të dyshuarit për vrasjen mund të ishin shqiptarë e më pas gjeorgjianë.

Pikënisja e këtyre raportimeve bazohej në deklarimet e pilotit që po mundohej të ndërtonte alibinë se krimin e rëndë e kishin kryer persona nga jashtë dhe jo ai vetë sikundër u provua më vonë.

Shihni video më poshtë.