Extra Si ndikon ora e bërjes dashuri në shëndet

Si ndikon ora e bërjes dashuri në shëndet

Koha kur bëni dashuri me partnerin ndikon shumë në shëndetin tuaj, thotë The Sun. Ky fakt u theksua javën e kaluar pas një studimi të Universitetit Anglia Ruskin, sipas të cilit, mungesa e marrëdhënieve seksuale rrit rrezikun e sëmundjeve në personat mbi 50 vjeç.

Por a ndikon edhe koha e kryerjes së seksit në shëndetin tuaj? Ekspertja e seksit, Kate Taylor zbulon se ndikon në mënyrë befasuese.

Ora 06:00 ndihmon pjellorinë

Nëse dëshironi të rrisni shanset për të pasur një fëmijë, atëherë vendoseni alarmin tuaj herët në mëngjes për të kryer marrëdhënie seksuale me partnerin tuaj.

Sipas specialistëve, sperma është gjëja e parë më e shëndetshme në mëngjes, por gjatë ditës i bie gradualisht cilësia.

Pra, bëni dashuri sa më herët në mëngjes që të rrisni shanset për të ngelur shtatzënë.

Ora 07:30 ndihmon shëndetin seksual të burrave

Mund ta keni vënë re se partneri juaj është i gatshëm për seks sapo hap sytë në mëngjes. Kjo mund të ndodhë pasi niveli i tyre i testosteronit është në nivelin më të fortë para orës 08:00.

Nëse doni ta inkurajoni që ta ndjekë këtë instikt, atëherë do të mund të shpërbleheni të dy për një kohë të gjatë. Në aspektin shëndetësor të burrave, rezulton se sa më shumë marrëdhenie seksuale kryejnë në rini, aq më pak probleme do të kenë nga problemet e ereksionit në moshë madhore.

Diçka tjetër e shkëlqyer rreth seksit në mëngjes është se muskujt e tij janë më të fortë, çka do të thotë se ai do të ketë më shumë qëndrueshmëri.

Ora 08:30 përmirëson sistemin imunitar

Çfarëdo lloj aktiviteti seksual para mesditës ka fuqinë për të forcuar sistemin tuaj imunitar. Nëse nuk jeni në humor për një marrëdhënie të mirëfilltë seksuale, atëherë ekzistojnë mënyra të tjera për të patur të njëjtin efekt.

Nëse keni orgazëm në mënyrë të rregullt çdo mëngjes, do të rrisni nivelin e imunoglobinës A, një antitrup që lufton infeksionet nga bakteret që mund të merrni në punë apo në transportin urban.

Ora 12:00 lehtëson stresin

Dëshironi të ulni nervat tuaj për shkak të një situate stresuese në punë? Hiqni dorë nga pushimi juaj i drekës për të ngrënë dhe zëvendësojeni me një aktivitet në krevat.

Një studim nga Universiteti Shtetëror i Gjeorgjisë tregoi se seksi i rregullt zvogëlon presionin sistolik të gjakut dhe zvogëlon sasinë e frikës ndaj detyrave të vështira.

Por duhet të jetë aktivitet seksual i plotë, ndaj bëni mirë të rezervoni një dhomë hoteli gjatë pushimit dhe bëni dashuri me pasion të plotë. Seksi në një mjedis të ndryshëm rrit nivelin e dopaminës së trurit, çka do të bëjë që lëvizjet tuaja të ndihen më tërheqëse.

Ora 15:00 përmirëson shëndetin e zemrës

Kënaqësia në mesditë është klishe, por për një arsye të mirë. Në këtë kohë nivelet e hormoneve te të dy partnerët janë të sinkronizuara në mënyrë perfekte, kështu që të dy lëshoni të njëjtën sasi të oksitocinës.

Ajo rrit përzemërsinë dhe besimin mes jush, duke ndikuar shumë mirë në shëndetin tuaj, pasi përmirëson shërimin dhe ul nivelin e kortisolit, i cili mendohet se kontibuon në sëmundjet e zemrës.

Ora 19:00 ofron orgazmën më të mirë

Mos u përplasni në kolltuk pas palestrës, por merrni partnerin tuaj dhe planifikoni diçka më të bukur.

Sipas një studimi në Teksas, gratë e kanë më të lehtë eksitimin menjëherë pas stërvitjes, çka e çon në orgazëm më të shpejtë dhe më të fortë.

Orgazmat e rregullta ndikojnë shumë në shëndetin tuaj seksual afatgjatë.

Ora 20:00 ju bën më të zgjuar

Pas moshës 40-vjeçare cikli juaj i gjumit ndryshon, duke ju bërë të flini dhe të zgjoheni më herët. Por nëse kjo nënkupton që tundoheni të neglizhoni intimitetin tuaj, mos e bëni. Përmbajtja nga seksi mund të ndikojë në inteligjencën tuaj.

Sipas një studimi të Universitetit Maryland, seksi i rregullt gjeneron më shumë qeliza në pjesën e hipokampusit të trurit, i cili lidhet me mbajtjen e informacionit, duke bërë që personat të fitojnë disa pikë në testin e inteligjencës.

Ora 22:00 ndihmon për një gjumë të qetë

Orgazma rrit nivelet e prolaktinës dhe melatoninës, hormone këto që shkaktojnë përgjumje dhe qetësi. Ato lëshojnë endrofina, të cilat përmirësojnë shërimin, lumturinë dhe shkaktojnë amnezi për të harruar stresin e ditës.

Por këto i përfitoni vetëm nëse e arrini orgazmën, pasi seksi pa kënaqësi rrit nivelin e kortizolit dhe adrenalinit në sistemin tuaj, duke shkaktuar pagjumësi dhe zemërim.