Kuriozitete Si ndryshimet klimaterike do të zhdukin edhe mollën e kuqe

Si ndryshimet klimaterike do të zhdukin edhe mollën e kuqe

Sa herë përmendim fjalën mollë, përfytyrojmë një mollë të madhe të kuqe. Kjo nuk ndodh për fajin tonë, por sepse ndryshe nga varietetet e tjera molla e kuqe ka qenë më e përdorura. Si në përrallën e Borbardhës apo edhe në reklamat për të vërtetuar se molla është aq e shëndetshme sa mban larg doktorin, po ashtu përdoret një mollë e kuqe.

Mollët e kuqe fillimisht kanë qenë pemë të egra që rriteshin në zonën e Kazakistanit, më pas shartimi i tyre i bëri që të jenë shumë të preferuara nga njerëzit. Sot pemët e egra ende rriten në këto zona duke çliruar një aromë shumë të këndshme dhe duke shërbyer, si ushqim për arinjtë që gjenden nëpër pyll. Sipas një studimi të fundit, mollët e egra janë pakësuar gjatë 50 viteve të fundit dhe si çdo gjë tjetër falë zhvillimit njerëzor e ardhmja është e pasigurt për këtë varietet mollësh.

Njëjtë si njerëzit edhe frutat janë të krijuara nga gjenet. David Change, një ekspert që merret me gjenet në Zelandën e Re, shpjegon se grupet e enzimave funksionojnë së bashku për të kthyer molekula të caktuara në pigmentin e quajtur “anthocyanins”, e njëjta klasë substancash që i jep ngjyrën patateve të ëmbla, rrushit dhe kumbullave.

Nivelet e këtyre enzimave kontrollohen nga një faktor transkriptimi, një proteinë që rregullon një gjen që quhet “MYB10”. Sipas ekspertëve sa më shumë enzima të tilla të ketë një mollë, aq më e kuqe do të jetë lëkura e saj.

“Çuditërisht, ngjyra varet edhe nga temperatura. Për të pasur një mollë që është plotësisht e kuqe, temperaturat duhet të jenë të ftohta, sepse nëse janë më shumë se 40 gradë, niveli i MYB10 dhe anathocyanin bie”, thotë Change

John Bunker një kultivues mollësh që jeton në Palermo, ka shpëtuar varietete të shumta që janë në rrezik zhdukjeje. Këto përfshijnë mollë që kanë pasur prodhim të madh një shekull më parë, ato kanë ngjyrë të kuqe shumë të errët, sa që njerëzit e ngatërrojnë me kumbullën.

“Këto varietete janë të mrekullueshme dhe mendoj se shumë njerëz përfshi këtu edhe mua, e cilësojnë këtë frutë shumë të veçantë”, shprehet Bunker.

Por për fermerët nuk ka shumë rëndësi ngjyra, por shija. Bunker thotë se që të dyja kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Sipas tij fermerët kudo në botë kanë bërë një sërë eksperimentesh, duke u përpjekur të ruanin varietetet e shëndetshme, por numri i varieteteve filloi të tkurret dhe kjo përgjithësisht ka ndodhur nga ndryshimet e vazhdueshme klimaterike.

Prodhuesit, janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar se çfarë do të ndodhë me këtë frut, pasi pasojat e humbjes së tij po duken dita ditës.

“Ne ende shpresojmë në mos natyra do të triumfojë mbi shkaqet. Historitë na kanë treguar se kjo është një betejë e humbur, por e vetmja gjë që na ka ngelur është të punojmë dhe të ëndërrojmë,”shton Bunker./BBC/