Bota Si një hotel luksoz, brenda spitalit ku po kurohet presidenti Donald Trump...

Si një hotel luksoz, brenda spitalit ku po kurohet presidenti Donald Trump (FOTO)

Që prej mbrëmjes së kaluar, presidenti amerikan Donald Trump ndodhet i shtruar në Qendrën Mjekësore Walter Reed në Washington, ku po trajtohet për Covid-19.

Trump do të jetë në duart e rreth 7,000 anëtarëve të stafit të këtij spitali, ku punojnë disa nga mjekët kryesorë të SHBA-ve.

Siç shkruan Daily Mail, Trump do të qëndrojë në Suitën Presidenciale, që ndodhet në një prej 88 ndërtesave të këtij spitali.

Suita Presidenciale është një nga gjashtë dhomat e veçanta të pacientëve të rezervuara për oficerë të rangut të lartë ushtarak dhe anëtarët e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë.

Suita është “e pajisur posaçërisht me pajisje mbrojtëse dhe mjete komunikimi të përdorura në mbështetje të presidentit”, shkroi Admirali Connie Mariano, i cili ka shërbyer si mjek i të dy presidentëve George H.W. Bush dhe Bill Clinton-it dhe ka qenë drejtor i Njësisë Mjekësore të Shtëpisë së Bardhë.

Shtëpia e Bardhë tha se Trump do të punojë nga Suita Presidenciale gjatë qëndrimit të tij prej “disa ditësh” në spital.

Edhe pse Shtëpia e Bardhë pretendon se kjo është vetëm një masë paraprake, shumë spekulojnë se shtrimi në spital i tij sugjeron që presidenti është shumë më i sëmurë sesa thuhet në deklaratat zyrtare.

Ndërkohë, shumë media kanë publikuar pamjet nga Suita Presidenciale e spitalit ku po qëndron Trump dhe duket me të vërtetë si një hotel luksoz. Suita ka dhomë ngrënie, dhomë për të pritur vizitorë dhe për të punuar.