Extra Si orizi i ndihmon japonezët që të jetojnë më gjatë dhe të...

Si orizi i ndihmon japonezët që të jetojnë më gjatë dhe të duken më të rinj

Në të kaluarën, njerëzit e zakonshëm në Japoni nuk mund të hanin shumë oriz, sepse shumica e tij ishte e rezervuar për fisnikët, dhe fermerët japonezë madje e përdornin orizin për të paguar taksat e tyre. Sot, nuk mund ta imagjinojmë kuzhinën japoneze pa petë orizi, sushi ose oriz me vezë të skuqura dhe kjo kokërr e shijshme dhe shumë ushqyese ka marrë vendin e saj edhe në raftet e kuzhinës sonë. Dhe nuk është vetëm një pjatë e dytë ose një shoqërues, në fakt, një tas i shëndetshëm me oriz mund të jetë përfituese për trupin tuaj në shumë mënyra të habitshme.

Shtimi i orizit në dietën ushqimore ka shumë përfitime dhe japonezët janë shembulli perfekt.

Të ndihmon të biesh në peshë

Kjo pasi orizi është me pak yndyrë dhe natrium dhe me shumë fibra, kështu që mund të jetë një shtesë e shkëlqyeshme për dietën tuaj të humbjes së peshës. Është vërtetuar se njerëzit që hanë oriz kaf janë më elegantë dhe kanë shanse më të ulëta për të shtuar peshë. Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për orizin e bardhë, mund të jetë më pak efektiv në humbjen në peshë.

Të ndihmon të dukesh më e re

Gratë japoneze përdorin ujë orizi për ta mbajtur lëkurën të butë dhe rinore, por ngrënia e orizit rregullisht mund t’ju ndihmojë të ndaloni edhe orën. Orizi përmban shumë antioksidantë që mbrojnë qelizat e lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe madje mund të zbutin rrudhat ekzistuese.

Mban zemrën të shëndetshme

Të hani oriz rregullisht është një mënyrë natyrale dhe e shijshme për të përmirësuar shëndetin e zemrës suaj. Për shkak se është një anti-inflamator natyral, parandalon krijimin e pllakave brenda enëve të gjakut dhe ul rreziqet për gjendje të caktuara të zemrës, si ataku në zemër ose goditjet në tru. Orizi është gjithashtu i pasur me flavonoide që janë provuar se luftojnë sëmundje të ndryshme të zemrës.

Mban larg sheqerin në gjak

Për cilindo që vuan nga sheqeri i lartë në gjak, ngrënia e orizit është një mënyrë e mirë për ta luftuar. Por është më mirë të zgjidhni orizin kaf, sepse ai ka rreth 3 herë më shumë fibra dhe më shumë proteina. Gjithashtu jep një ndjesi të ngopjes, dhe ngrënia e vetëm 200 gramëve të tij në ditë mund t’ju ndihmojë të keni një nivel të shëndetshëm të sheqerit në gjak.

Ndihmon në tretje

Përmbajtja e lartë e fibrave në oriz mund të zvogëlojë kapsllëkun dhe të ndihmojë në rregullimin e sistemit tuaj të tretjes. Orizi pastron trupin dhe toksinat nga sistemi, nga të cilat përfitojnë gjithashtu veshkat.

Përmirëson shëndetin e sistemit nervor

Nëse hani oriz rregullisht, sistemi nervor ka nevojë për vitamina të ndryshme B për të qëndruar i shëndetshëm, dhe për shkak se orizi përmban shumë lloje të vitaminave B, ai ndihmon në rregullimin e proceseve të tij biologjike.

Nxit nivelet e energjisë

Nëse jeni mësuar me pije energjike gjatë stërvitjeve, hiqni dorë prej tyre sepse orizi është një nga mënyrat më të shëndetshme për të rritur energjinë. Trupat tanë kanë nevojë për karbohidrate që të mund t’i transformojnë ato në energji. Për shkak se orizi është i pasur me karbohidrate të shëndetshme, mund të vijë në ndihmë kur ndiheni të lodhur dhe pa energji.