Horoskopi Si reagojnë shenjat e zodiakut ndaj fjalës “të dua”

Si reagojnë shenjat e zodiakut ndaj fjalës “të dua”

Shenjat e zodiakut përgjigjen ndaj dashurisë në mënyra mjaft qesharake. Disa kanë egon e një mali, ndërsa disa të tjerë presin që t’i duan të gjithë njerëzit që i rrethojnë. Janë edhe disa të tjerë, të cilët nuk u besojnë veshëve, kur dikush u thotë “të dua”.

Sot do t’ju tregojmë, se si reagojnë shenjat e zodiakut,, kur dikush u thotë fjalën “të dua”.

Dashi… “të dua më shumë”

Asnjë sakrificë nuk është mjaftueshëm e madhe, për një Dash të dashuruar, kur dikush i thotë “të dua” pasi ai ia kthen dashurinë dyfish më tepër.

Demi… “seriozisht?”

Është shumë e vështirë të fitosh zemrën e një Demi, ndaj shpesh, ata i injorojnë shenjat e dashurisë apo të afeksionit deri në momentin, kur janë të sigurt për ndjenjat e tyre.

Binjakët… “edhe unë i dua…ëmbëlsirat”

Binjakët kanë tendencën të shmangin bisedat rreth ndjenjave dhe shpesh ndërrojnë temë.

Gaforrja… “je i sigurt?”

Gaforrja është tepër e kujdesshme për sa i përket ndjenjave dhe shpesh pyesin personin tjetër në qoftë se janë të sigurt për dashurinë e tyre.

Luani… “sinqerisht – si mund të mos të më duash mua?”

Luani me besimin e tepërt, që e karakterizon pret që të gjithë ta duan.

Virgjëresha… “faleminderit”

Virgjëresha mund të mos jetë shenja më llafazane, por është tepër mirënjohëse.

Peshorja… “hm më duhet të bëj diçka”

Peshorja ndonjëherë është tepër e turpshme ndaj një angazhimi të thellë dhe ndaj gjërave, që ua komplikojnë jetën, por kjo deri në momentin kur zbulojnë se ia vlen.

Akrepi… “mmmmmm”

Kur Akrepi dashuron dihet se do të jetë një dashuri e pafund, megjithatë duhet kohë për të njohur një Akrep, për më tepër, që janë persona, që hezitojnë të thonë “të dua”.

Shigjetari… “joooo…unë të dua ty”

Kur një Shigjetar bie në dashuri, ai dashuron “me mish e me shpirt”.

Bricjapi… “e di e di”

I bëhet shumë qejfi kur dikush ia thotë, por thellë-thellë është diçka, që ai e kishte kuptuar me kohë.

Ujori… “çfarë është ‘dashuria’?”

Ujorët shquhen si filozofë, duan të gjejnë kuptimin e dashurisë dhe pyesin veten, se çfarë është dashuria si koncept.

Peshqit… “huh… çfarë?” (A je i sigurt?)

Peshqit urrejnë refuzimin dhe kur dikush u thotë “të dua” nuk u besojnë veshëve dhe sigurohen që e dëgjuan vërtet një fjalë të tillë përpara se të hedhin hapa të mëtejshëm.