Shëndet Si të heqim stresin për 10 minuta

Si të heqim stresin për 10 minuta

Jeni të rënduar psikologjikisht, keni probleme me frymëmarrjen dhe vazhdimisht ju pushtojnë mendimet negative, mos u shqetësoni. Eshtë thjesht një stres i momentit që mund t’i ndodhë gjithsecilit prej nesh.

Sipas ekspertes Talyaa Liera, stresi që ju kaplon, stres që fillimisht ju duket një situatë e pambarimtë, në të vërtetë mund të përfundojë për 10 minuta përmes 8 mënyrave. Janë 10 minuta për t’ju bërë të ndiheni më të gjallë, për t’ju bërë të ndiheni sërish ju.

 1) Bëj një dush

Një dush i ngrohtë do bëjë të mundur relaksimin e trupit tuaj, gjë e cila do ndikojë drejtpërsëdrejti në shtendosjen tuaj nervore.

2) Masazho duart

Shumë prej nesh i lodhin shumë duart. Harrojmë të gjejmë një mënyrë për t’i çlodhur ato e për t’u kushtuar vëmendjen e duhur.

3) Pi ujë

Nëse i vendos kusht vetes të pish një gotë të madhe me ujë sa herë që je i stresuar, trupi yt do të të falenderojë, pasi e ka shumë të nevojshme, sidomos gjatë një periudhe stresuese.

4) Qesh

Fillo duke treguar histori humoristike, kujtime që të bëjnë të qeshësh dhe në momentin që qesh, trupi yt do të ndihet më mirë pasi do të shpërndajë shumë energji.

5) Bëj një shëtitje

Mund të jetë një shëtitje rreth lagjes ku banon, ose diku tjetër, mjafton të mos rrish i mbyllur në një ambient të vetëm për një kohë të gjatë.  Ajri i pastër është një mënyrë e mirë për t’u qetësuar dhe për të gjallëruar organet e brendshme të trupit.

6) Bëj një sy gjumë

Një pushim i shpejtë 10 minutësh  ndihmon në rifitimin e energjive.

7) Merr një përqafim ose jepe ti një të tillë

Sa më shumë përqafime. Do të të bëjnë mirë.

8) Telefono një mik

Një telefonatë e shkurtër miqësore me dikë do të të lidhë me botën e jashtme, njëkohësisht, vendos jetën tënde në perspektivë. Gjithashtu, kjo bën që shoku yt të ndihet mirë duke e ditur që ti mendove për një çast për të.