Extra Si të visheni bukur: 5 leksione nga vajzat VIP që janë më...

Si të visheni bukur: 5 leksione nga vajzat VIP që janë më pak se 1.60 cm të gjata

Je petite dhe dëshiron të dish se cilat veshje mund të të japin disa pont ekstra në dukje? Atëherë ky artikull do të të ndihmojë për t’u larguar nga klishetë e zakonshme që qarkullojnë për femrat me trup të vogël dhe do të të bëjë të zbulosh disa fashion items të panjohura që do të të shërbejnë kur do të kesh nevojë të shndërrohesh nga Selena Gomez në Taylor Swift.

Dhe këshillat nuk i japim ne, por disa nga femrat petite të showbiz-it.

Hayden Panettiere

Fustanët dhe pantallonat me shtrat të lartë tregojnë bukur në një trup të shkurtër, pasi i bëjnë këmbët të duken më të gjata dhe theksojnë mesin dhe bustin. Në këtë mënyrë pjesa e sipërme e trupit duket seksi dhe shumë femërore.

Salma Hayek

Miti që fustanët maksi nuk u shkojnë femrave të duhet të rrëzohet njëherë e përgjithmonë. Mjafton që fustani të mos jetë shumë i gjerë, sepse për ndryshe do të humbasësh brenda tij.

Shakira

Çizmet mbi gjunj janë një mit tjetër që urgjentisht duhet të rrëzohet. Ato duhet të bëhen pjesë e gardërobës së qenieve petite, mjafton që këto vajza t’i kombinojnë me fundin e duhur mini.

Selena Gomez

Veshjet asimetrike, sidomos ato që janë më të shkurtëra para dhe më të gjata mbrapa të bëjnë të dukesh më e gjatë. Gjithashtu edhe një layering i zgjuar, duke veshur diçka të shkurtër brenda dhe përsipër diçka të gjatë do të të shtojë pont.

Kylie Minogue

Format trupore që lidhen në mes falin një pamje të njëjtrajtshme dhe e bëjnë trupin të duket më elegant seç është. Deri tani këto forma nuk kanë pasur vendin që meritojnë në gardërobën e femrave me gjatësi poshtë 1.60, gjë që duhet të ndryshojë patjetër.