Kryesore Si u festua 50-vjetori i Pavarësisë. Pamjet filmike të festimeve të 1962

Si u festua 50-vjetori i Pavarësisë. Pamjet filmike të festimeve të 1962

Shpallja e Pavarësisë ishte një akt me rëndësi jetike për popullin shqiptar.

Ajo, nga njëra anë, mbylli një epokë të tërë luftërash e përpjekjesh shekullore për të hequr qafe zgjedhën e huaj, për të ruajtur tërësinë territoriale të atdheut e për të formuar shtetin e lirë kombëtar shqiptar duke kurorëzuar veprën e Rilindjes dhe, nga ana tjetër, hapi një epokë të re, një epokë luftërash e përpjekjesh të tjera për ta mbrojtur pavarësinë e fituar nga rreziqet e jashtme e të brendshme, për të siguruar bashkimin kombëtar të gjymtuar rëndë dhe për të vendosur rendin demokratik.

Këto pamje sjellin se si u festua shpallja e pavarësisë në vitin 1962, në kohën e regjimit komunist.