Aktualitet Si u festua përvjetori i katërt i monarkisë shqiptare

Si u festua përvjetori i katërt i monarkisë shqiptare

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Excelsior” ka botuar, të dielën e 4 dhjetorit 1932, në faqen n°8, fotografinë e ceremonisë së përvjetorit të katërt të kurorëzimit mbret të Ahmet Zogut, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Përvjetori i monarkisë shqiptare

Gjatë festës mbretërore që u zhvillua në Tiranë

Me rastin e përvjetorit të katërt të themelimit të mbretërisë së tij, Ahmet Zogu I, Mbret i Shqipërisë, mori pjesë në ceremoninë e dhënë për nder të tij.

Këtu ai gjendet, në ballkonin e rezidencës së tij në Tiranë, duke kryesuar një paradë të trupave shqiptare që ishin organizuar me këtë rast.

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania