Aktualitet Siguria e kartave bankare/ Këshillat si të mbrohemi nga mashtrimet

Siguria e kartave bankare/ Këshillat si të mbrohemi nga mashtrimet

Tre shtetas romun pasi kanë klonuar kartat e kreditit të shtetasve kanadez kanë ardhur në Shqipëri për të bërë tërheqjen e kartmonedhave pranë bankomateve të bankave të nivelit të dytë të vendit tonë. Pas një hetimi të kryer ata janë arrestuar nga Sektori i Krimeve Kompjuterike.

Tre rumuneve qe u arrestuan ne kufij ju gjeten kartat, paratë dhe pajisje per te kopjuar kartat e kreditit. Po sa të sigurta janë kartat tona ?

“Një skenar i tillë mund të paraqesë rrezikshmëri për atm-të e bankave që janë sulmuar. Kartat e lëshuar në Shqipëri janë të teknologjisë chip ande pin që do të thotë se ato nuk mund të klonohen”, shprehet Nevila Kovaci, përfaqësuese në Shoqatën Shqiptare të Bankave.

Nevila Kovaci, përfaqësuese e Shoqatës Shqiptare të Bankave do të na tregoje se si të ruajmë kartën e kredit.

“Fshehja e kodit pin, memorizimi dhe në disa raste edhe ndryshimi i tij. Po kaq i rëndësishëm është dhe kontrolli i shpeshtë i pasqyrës së llogarisë së lidhur me kartën”, shton Kovaci.

Përse na duhet ky kontroll?

“Me qëllimin për të vënë re çdo veprim apo transanksion të pa vullnetshëm nga ne”, thotë Kovaci.

Jetojmë në epokën e teknologjisë për pasojë shumë blerje i bëjmë në internet?

“Websitet e sigurta janë ato të cilat janë të certifikuara sipas standardeve të sigurisë, ku ndodhen logot verifaj by visa dhe mastercard sicyrity”, tha Kovaci.

Konvertimi i kartëmonedhave bëhet automatikisht nga bankomati, shtetasit romun kanë mundur të tërheqin para në lek dhe euro. Kujdes të dhënat e kësaj karte nuk duhen ekspozuar apo të ndahen me persona të tretë. Në të kundërt ju do të bini pre e një vjedhje.