Kuriozitete Singapori, vendi i parë që ndalon reklamat e pijeve të ëmbla

Singapori, vendi i parë që ndalon reklamat e pijeve të ëmbla

Singapori bëhet vendi i parë në botë që ndalon reklamat e pijeve me përmbajtje të lartë sheqeri. Produktet e konsideruara si “më pak të shëndetshme” do të ndalohen të reklamohen në televizion, internet, si dhe në shtypin e shkruar. Ministria e Shëndetit u ka kërkuar të gjitha kompanive që t’ia nisin nga e para për të riformulojnë pijet e tyre dhe të mundësojnë më pak ëmbëlsues në përbërjen e pijeve energjike apo jo energjike.

Kjo nismë aziatike vjen si pasojë e numrit të lartë të diabetikëve në vend, por nga ana tjetër synon edhe reduktimin e ndikimit të reklamave të tilla në preferencat e konsumatorit.

Pijet me përmbajtje të lartë sheqeri do të taksohen, por në rast të mos – plotësimit të kritereve për sa më pak % sheqer në pije, qarkullimi I produkteve do të ndalohet.

Sipas ekspertëve, një sasi e lartë sheqeri e shoqëruar me dietë të dobët ushqimore dhe me mungesë të stërvitjes mund të rezultojë fatale. Deri tani, rreth 400,000 njerëz në Singapor janë prekur nga sëmundja e sheqerit të lartë në gjak, ndërkohë që në botë numërohen 420 milion persona që vuajnë nga diabeti.