Sport Sinjale rinovimi, Ibrahimoviç në prezantimin e fanellës së Milan

Sinjale rinovimi, Ibrahimoviç në prezantimin e fanellës së Milan

Milani prezantoi uniformën e re për sezonin e ardhshëm futbollistik. Përpos fanellës, e cila përfaqëson elegancën dhe madhështinë e qytetit të Milanos, lajmi më i rëndësishëm ishte prezenca e Zlatan Ibrahimoviç.

Sulmuesi suedez ishte pjesë e prezantimit përkrah emrave si Teo Fernandez, Romagnoli apo Calhanoglu.

Ky është cilësuar si një sinjal i rëndësishëm i merkatos dhe i rinovimit të 38-vjeçarit, që në këtë sezon ishte vendimtar për kuqezinjtë.

Kompleti “Home” është frymëzuar nga eleganca dhe madhështia e qytetit të Milanos, strukturat e tij madhështore dhe arkitektura ikonike.

Milano është një qytet i pasur me kulturë dhe histori; është një qytet magjepsës, shtëpia e disa prej arkitekturave më të bukura dhe historike në botë. Për të festuar thelbin dhe kulturën e qytetit, uniforma e re i bën homazhe traditës së Milanos dhe modelit të saj bashkëkohor.

Fanellat e reja shtëpiake do të vishen për herë të parë më 2 gusht, kundër Cagliarit, në ndeshjen e fundit në shtëpi të sezonit aktual të Serisë A.

Kompleti i ri “AC Milan Home” do të jetë në dispozicion nga 28 korriku në dyqanet e Milanit dhe PUMA-s.