Extra Sipërfaqja e Marsit është modeluar nga përmbytje të dhunshme të qindra liqeneve

Sipërfaqja e Marsit është modeluar nga përmbytje të dhunshme të qindra liqeneve

Një ilustrim si mund të ketë qenë Marsi me ujë

Sipërfaqja e planetit Mars është modeluar nga përmbytje të dhunshme të ndodhura rreth 3.5 mld vjet më parë. Gjatë një eventi natyror të jashtëzakonshëm masa të mëdha uji u zhvendosën duke shkatërruar territorin e duke lënë gjurmë të thella të dukshme edhe sot.

Ndërtimi i historikut në kompjuter vjen pas një punë të gjatë studimore që është publikuar në revistën shkencore Nature.

Sot Marsi është i ftohtë dhe i shkretë, por në një të kaluar të largët ishte i pasur me ujë dhe në transformim të vazhdueshëm. Miliarda vite më parë në Planetin e kuq mendohet se ekzistonin qindra liqene, me përmasa shumë të mëdha, por edhe kratere të shumtë të mbushur me ujë.

Kur sasia e ujit ishte më e madhe, dilnin nga shtretërit e tyre dhe anët e kratereve thyheshin duke shkaktuar përmbytje katastrofike. Deri tani, në bazë të të dhënave të marra nga satelitët, është rindërtuar historia e 262 liqeneve të kolapsuar rreth 3.5 mld vjet më parë.

Sipas autorëve të studimit, përmbytjet patën një impakt të fortë në historinë e Marsit dhe mendohet se qenë përgjegjëse për erozionin e rreth 24% të luginave të planetit.