Sport Sirena angleze për Strakoshën, Lazio cakton çmimin

Sirena angleze për Strakoshën, Lazio cakton çmimin

Mungoi në dy ndeshjet e ekipit kombëtar, por Thoma Strakosha duket se është vënë nën shënjestrën e ekipeve angleze për të pasur shërbimet e portierit shqiptar.

Gazeta italiane “Corriere di Roma” bën një vëzhgim të merkatos të ekipit të Lazios dhe në veçanti shkruan për të ardhmen e Strakoshës.

Portieri shqiptar, i cili ruan portën e bardhekaltërve të Lazio në kampionatin italian, po vëzhgohet nga Arsenali dhe Tottehami dhe presidenti Lotito mund të lejojë largimin e tij për një çmim që shkon rreth 25 milionë euro.

Në rast se Strakosha largohet, Igli Tare do të shikojë mundësinë për të afruar në ekip portierin Lafont.