Politika Sistemi danez i propozuar nga ambasada e SHBA, favorizon më pak partitë...

Sistemi danez i propozuar nga ambasada e SHBA, favorizon më pak partitë e mëdha dhe koalicionet

Sistemi danez i zgjedhjeve është propozuar nga Ambasada Amerikane në tryezën e Këshillit Politik si një model që të aplikohet në Shqipëri.

Por çfarë parashikon ky sistem?

Danimarka i zhvillon zgjedhjet, sipas metodës D’Hont dhe dy formulave të tjera.

Nëse në Shqipëri do të miratohej ky sistem zgjedhor dhe do të përdorej vetëm formula D’Hont, ai nuk do të ishte një sistem danez, pavarësisht emërtimit që do t’i vendosej.

Sipas këtij sistemi në zgjedhje shkohet me dy lista, një listë e hapur, ku votuesit zgjedhin me emër kandidatin për deputet dhe një listë e mbyllur, ku zgjedhësit votojnë për partinë.

Pra bëhet fjalë për një sistem proporcional, por që nga studime të shumta është vlerësuar si metoda më pak proporcionale mes sistemeve të këtij lloji dhe më pak favorizuesi për partitë e mëdha dhe koalicioneve në kurriz të partive më të vogla.

Këto janë parimet kryesore mbi të cilat ngrihet ky sistem, por vende të ndryshme kanë zbatime të ndryshme të tij, sa i takon ndarjes administrative dhe pragut elektoral.

Danimarka vetë është ndarë në tre zona elektorale dhe ka vendosur pragun prej 2 për qind të votave që një parti të përfaqësohet në Parlament.