Bota Situata alarmante me Covid-19/ Greqia mbyll shkollat fillore dhe kopshtet

Situata alarmante me Covid-19/ Greqia mbyll shkollat fillore dhe kopshtet

Greqia merr një tjetër masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Kështu duke nisur nga dita e hënë shkollat fillore dhe kopshtet do të jenë të mbyllura. Propozimi u dha në mbledhjen e Komisionit të shkencëtarëve, ndërsa nesër pritet që të bëhet njoftimi përmes ministrisë.

Qëllimi për mbylljen e shkollave në të gjithë Greqinë është ulja e lëvizshmërisë dhe ndalimi i valës së dytë të pandemisë së koronavirusit. Mësuesit tashmë kanë informuar prindërit e nxënësve të tyre për regjistrimin e fëmijëve në platformat e-mësimit.

Sugjerimi i specialistëve të sëmundjeve infektive për mbylljen e shkollave fillore u bë në fillim të javës dhe kishte të bënte me Selanikun. Sidoqoftë, përhapja e pandemisë po ndryshon të dhënat, pasi gjithnjë e më shumë zona kanë hyrë dhe po hyjnë në “zonën e kuqe”, gjë që pasqyrohet në 3319 raste të konfirmuara dje dhe 3,038 sot.