Politika Situata nga tërmeti, Soreca: BE do të ndihmojë Shqipërinë

Situata nga tërmeti, Soreca: BE do të ndihmojë Shqipërinë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, në një konferencë për shtyp me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, u shpreh se ka një koordinim mes shteteve për të ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë të vështirë.

“Ka një koordinim mes të gjitha shteteve për të dhënë ndihmë dhe përgjigjen humanitare në këto momente. Kur shkatërrimi godet, ju këtë herë keni rastisur në front të parë. Jemi në fazën kur duhet të asistohet në situatën post tërmetit.

Kam monitoruar personalisht situatën. Gjithçka do të jetë e mirë koordinuar dhe do të përcillet nga terreni te instancat që do të japin kontributin e tyre. Ne kemi parë se instancat e BE mundet dhe duhet të ndërtojnë Shqipërinë pas kësaj tragjedie. Edhe instancat në KE kanë nisur punën në këtë drejtim. Ne kemi shpenzuar për njëri-tjetrin në dekada dhe sot po shpenzojmë për Shqipërinë. Qytetarët e BE po e vizitojnë Shqipërinë edhe për këtë motiv dhe kjo krijon edhe lidhje të reja”, tha Soreca.

“Tërmeti ishte vërtet shumë i fortë dhe sfida e përballimit të dëmeve do të jetë e vështirë, por jam e bindur se së bashku do t’ia dalim të ndërtojmë çdo banesë të shembur dhe të dëmtuar. Ajo që na mundon më shumë janë jetët e humbura”, tha ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.