Extra S’ka rëndësi “gabi” apo marka: Kur vjen puna tek veshjet, shqiptarët s’e...

S’ka rëndësi “gabi” apo marka: Kur vjen puna tek veshjet, shqiptarët s’e shohin kuletën

Që shqiptarëve ju pëlqen e bukura dhe jeta e mirë, kjo s’ka nevojë as për t’u përmendur.  Pavarësisht mundësive, kur vjen puna tek kujdesi ndaj vetes apo veshjet, nuk na pëlqen të kursejmë dhe prova më e mirë për këtë janë shifrat.

Në një artikull të publikuar në Monitor, sipas të dhënave të INSTAT-it, në 2017-ën janë importuar rreth 33.7 milion lekë për veshje të reja. Një pjesë të mirë të të ardhurave të tyre, shqiptarët e shpenzojnë në veshje, qofshin ato marka apo të përdorura.

S’duhet lënë pa përmendur që dyqanet “gabi” jo vetëm po shtohen, por po lulëzojnë dita ditës. Një shqiptar shpenzon mesatarisht 3100 lëkë për veshje ose këpucë në muaj. Një shifër e tillë tregon se pavarësisht standartit të jetesës, kur vjen puna tek pamja e jashtme shpenzojmë po aq sa europianët.

Nga të dhënat e marra tek Anketa e Buxhetit të Familjes 2017, këto shpenzime zënë 4.3% të totalit, e ndërsa vitin e kaluar zinin 4.8%. Një shifër e tillë është fare pranë me atë që shpenzojnë europianët, të cilët 4.9 % të të ardhurave i investojnë për rroba.