Aktualitet Skandali i publikimit të pagave, lirohen katër të arrestuarit

Skandali i publikimit të pagave, lirohen katër të arrestuarit

Lirohen nga qelitë 4 të arrestuarit për skandalin e publikimit të pagave.

Gjykata e Tiranës ka vendosur detyrim paraqitjeje për punonjësen e Tatimeve, Eni Qirjako, si dhe arrest shtëpie dhe pezullim detyre për tre personat e tjerë.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion, pasi dyshohet se nxorën të dhënat, duke ia shitur subjekteve private.

Masat e sigurisë:

Eni Qirjako, “detyrim për paraqitje” dhe “pezullim nga detyra”

Andi Agaraj, “arrest shtëpie”

Klodian Sota, “arrest në shtëpie”

Endri Ikonomi, “arrest në shtëpie”.