Aktualitet Skandali me kompaninë “Aleat”: Lë qytetarët në pritje për pasaportat

Skandali me kompaninë “Aleat”: Lë qytetarët në pritje për pasaportat

Kompania “Aleat” që prodhon dokumentet e identifikimit duket se papërgjeshmërinë në shërbim të qytetarëve e ka tashmë të zakonshëm.

Një grup qytetarësh që kanë vajtur të nxjerrin aplikojnë sot për pasaporta të reja, por punonjësit e kësaj kompanie i kanë lënë në pritje me arsyetimin se nuk punon sistemi. Në këtë mënyrë qytetarët do humbasin jo vetëm kohën, por edhe takimet që ata presin të bëjnë jashtë vendit.

Por ky nuk është rasti i vetëm.

Pak kohë më parë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj informoi qytetarët e vendit se vlefshmëria e kartave të identitetit shtyhej deri në fund të këtij viti, pra të 2019-s.

Por, premtimi nuk duket se është bërë ende realitet. Sot, nëse shkon të aplikosh për pasaportë të re, punonjëset e kompanisë “Aleat” që prodhon dokumentet e identifikimit, të detyrojnë të aplikosh edhe për kartën e identitetit, pavarësisht asaj që deklaroi kreu i Ministrisë së Brendshme.

Qytetarët ndërkohë nuk janë të qartësuar ende. Ka nga ata që po aplikojnë për karta të reja identiteti.

Gati një milion e gjysmë dokumente identifikimi, kryesisht karta identiteti, skadonin gjatë këtij viti.

Duke qenë se në fund të qershorit mbahen zgjedhjet vendore, Ministria e Brendshme zgjati vlefshmërinë e kartave, por deri tani vetëm me fjalë, pasi kompania “Aleat” bën me kokën e vet.