Kryesore Skandali me tokat në Lalëz, lihen në burg 9 nga të arrestuarit

Skandali me tokat në Lalëz, lihen në burg 9 nga të arrestuarit

Gjykata e Durrësit ka rivlerësuar këtë të diel masën e sigurisë për 20 të ndaluarit dy ditë më parë në lidhje me skandalin e tjetërsimit të tokave në zonën e Gjirit të Lalzit. Trupi gjykues ka konfirmuar masën e sigurisë me burg për ish drejtorin e Hipotekës, Arsian Iljazaj, ish kryetarin e komunës së Ishmit, Sulejman Brahimi si dhe për të akuzuarit e tjerë Mikel Zaho dhe Bledar Zerba.

Ndërsa për ish-drejtorin e Hipotekës, Andri Kona, ish drejtoreshën Edlira Nova dhe Malvina Deçkën e Rovin Zeqjan gjykata vendosi të ndryshojë masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Ish zyrtarët e Hipotekës së Durrësit dhe persona të tjerë ishin të përfshirë në tjetërsimin e një sipërfaqe të madhe toke në Gjirin e Lalëzit. Seanca për vlerësimin e masës së tyre të sigurisë u mbajt nën forca të shumta policie.

Ndalimi i tyre erdhi pas një hetimi që zgjati për disa muaj ku u bënë dhjetëra përgjime ambientale telefonike, filmime dhe ndjekje të personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Ndaj të gjithë personave të proceduar, përveç hetimeve për aktivitetin kriminal ka nisur edhe hetimi pasuror, për pronat dhe llogaritë bankare që mund të disponojnë ata ose të afërm apo miq të tyre.