Extra Skandali me yjet e Hollivudit, “dredhira” për të siguruar vaksinën

Skandali me yjet e Hollivudit, “dredhira” për të siguruar vaksinën

Vaksinimi ndaj Covid-19 është kthyer në kryefjalën e ditëve të fundit në të gjithë botën.

SHBA vijon të mbetet një nga vendet më të goditura në botë, me numrin më të lartë të infektimeve, dhe kjo ka bërë që të fillojë një “luftë” e ftohtë mes VIP-ave, personave me influencë në shoqëri dhe njerëzve të thjeshtë për marrjen e vaksinës.

Revista Variety flet për një skandal ku të përfshirë janë emra të njohur të Hollivudit, të cilët kanë tentuar të marrin në mënyra të ndryshme, herë pas here dhe jo të ligjshme vaksinat anti-Covid.

Harrison Ford, 78 vjeç priti në radhë për dy orë në një shkollë në Torrence të Kalifornisë. Arnold Schwarzenegger, 73 vjeç, kishte po ashtu një përvojë të ngjashme në Los Angeles.

Frank Marshall, 74 vjeç, producent i nominuar për Oskar për “Seabiscuit” dhe “Color Viola”, bëri vaksinën e tij në një supermarket Los Angeles, ndërsa Steve Martin dokumentoi pritjen e tij në Javitz Center të Nju Jorkut në Twitter.

E ndërsa këta yje të Hollivudit kanë vendosur t’i nënshtrohen pritjes dhe procedurave të ligjshme për të marrë vaksinën e shumë përfolur, shumë të tjerë kanë përdorur “dredhira” për ta siguruar atë sa më shpejt.

Mjekët Beverly Hills dhe Robert Huizenga kanë deklaruar se kanë marrë oferta me mbi 10.000 dollarë nga njerëz të famshëm në këmbim të vaksinës anti-Covid.

Disa të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, kanë hyrë përkohësisht në profesionin e mjekut në mënyrë që të siguronin sa më shpejt vaksinimin.