Kryesore Skema e fajdeve/ Arrestohet në Paraguai djali i ish-Prefektit të Shkodrës

Skema e fajdeve/ Arrestohet në Paraguai djali i ish-Prefektit të Shkodrës

Policia e Paraguait ka arrestuar pak ditë më parë Elton Radovanin, djalin e ish-Prefektit të Shkodrës, Pjerin Radovani.

Ai dyshohet se është përfshirë në një skemë borxhesh sëbashku me vëllain e tij, për të cilën policia shqiptare arrestoi një numër të madh personash pak muaj më parë.

Radovani u arrestua pas shpalljes në kërkim nga Interpol Tirana.

Mediat lokale dosjes së çështjes, urdhri i arrestit ndërkombëtar ishte për shkak të krimeve të mashtrimit bankar dhe financiar dhe u vu në dispozicion për qëllime ekstradimi drejt Shqipërisë.

Elton Radovani është arrestuar më 3 tetor në Paraguai rreth orës 11:00, në një autostradë dhe tashmë pritet ekstradimi drejt Shqipërisë.

Ndaj tij, të vëllait Bert Radovani dhe babait të tyre Paulin Radovani, vazhdojnë seancat dhe hetimet për mashtrim dhe borxhe të pashlyera që shkojnë në shifra marramendëse.