Aktualitet “Skema e trafikut të kokainës nga Amerika Latine, si po korr sukses...

“Skema e trafikut të kokainës nga Amerika Latine, si po korr sukses mafia shqiptare”

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar sot në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24 rrëfeu detaje të reja mbi atentatin që iu bë një shtetasi shqiptar në Ekuador, pas prishjes së pazareve për trafikun e kokainës.

Sipas Hoxhës, ky shtetas kishte marrë edhe shtetësinë ekuadoriane dhe qëndronte aty prej 8 vitesh.

Hoxha foli për një skemë të qartë trafiku nga Ekuadori dhe tregoi se si mafia shqiptare me agresivitetin e saj në treg po arrin të ketë sukses.

Ai tha se shqiptarët e marrin drogën në origjinë dhe e sjellin në Shqipëri për ta rihedhur sërish në tregun europian, e kështu fitojnë shuma marramendëse parash, një pjesë e mirë e të cilave investohet në Shqipëri.

Një shtetas shqiptar i është bërë atentat në një nga vendet e Amerikës Latine, ç’farë dini ju?

Hoxha: Po, është qëlluar në Guaekil të Ekuadorit, qyteti i dytë më i madh. I kemi parë shqiptarët të mbërrinin në Venezuelë dhe tani kanë mbërritur në Peru dhe Ekuador. Shtetasi në fjalë ka 8 vjet që qëndron atje ka marrë edhe shtetësinë.

Ende nuk dihet emri?

Hoxha: Akoma, nuk e ka bërë të ditur as policia e Ekuadorit..dyshohet të jetë viktima e 6 në Ekuador, si shqiptar është i dyti.

Ekuadori është një vend me nivel të lartë të trafikut të kokainës?

Hoxha: Pas sulmit të DEA pozicionin e humbur nga Kolumbia filloi ta zërë Ekuadori dhe Bolivia. Kolumbia dalë nga dalë filloi të humbte peshën si vendi kryesor i eksportimit të kokainës, dhe pozicionin e tij filloi ta zërë Ekuadori. Ekuadori sot rezulton si një nga eksportuesit më të mëdhenj të kokainës në botë. Aty ka kartele.

Ju thoni që janë vrarë dy shqiptarë aty. Ka shumë shqiptarë që qarkullojnë në vende të tilla? A kanë lidhje me Shqipërinë?

Hoxha: Kur ndodhi ngjarja e 30 majit në po këtë qytet, u qëllua një shqiptar që quhet Ilir Hidri, 30 vjeç. Ai kishte shkuar për një sasi kokainë, me vlerë 15-20 mln dollarë nëse shkonte ne tregun europian. Edhe atij iu bë atentat mafioz. Dy persona me motor e qëlluan nga pas koke. Drejtori i policisë së krimit të organizuar në vend, ka reaguar pas ngjarjes së dy ditëve më parë, dhe thotë se ngjarjet lidhet me njëri-tjetrin. Ai thotë se ekzekutori, mund të jetë autor edhe i 4 vrasjeve të tjera në vend. Teksa po udhëtonte bashkë me një femër në makinë, më 7 nëntor iu bë atentat një shqiptari tjetër. Ai lëvizte me makinë të blinduar, por gruaja hapi xhamin e makinës për të pirë cigare, dhe në atë moment, ekzekutori ka qëlluar me armë drejt objektivit. Fakti që shqiptarët anë vajtur dhe janë bërë faktor atje, kanë shkuar në burim. Pra kanë shkuar të mbyllin ciklin. Të njëjtën gjë bënë me kanabisin nga Pakistani.

Çfarë bëjnë këta grupe shqiptarësh atje?

Hoxha: Jo thjeshtë kanë vajtur atje, por grupet shqiptare po ndeshen me njëri-tjetrin në burim. Në qershor 2014, u kap një kolumbian, u kap laborator kokaine në periferi të Tiranës. Droga erdhi nga Ekuadori dhe do shkonte në Fier, kontenieri me drogë në Mal të Zi. Do shkonte droga në një kompani në Fier në pronësi të një gruaje në moshë.

Këta nuk janë vetëm trafikantë që janë instaluar në grupet e forta të Amerikës Latine, por këtë drogë e lëvizin drejt kufirit shqiptar?

Hoxha: E sjellin në Shqipëri dhe më pas e çojnë në Perëndim. Vjen droga këtu, përpunohet se vjen këtu e papërpunuar. Ishte e tretur në rroba, dhe nga kimikatet e sjellin në gjendjen e mëparshme dhe më pas e përpunojnë dhe e shesin në Perëndim.

Jeni në dijeni që ministri anglez jo më larg se dje bëri një thirrje për grupet shqiptare, po ashtu kryeprokurori i Roterdamit deklaroi se shqiptarët janë zotër të drogës dhe kontrollojnë tregun e kokainës… Pra, duket se problemi nuk është vetëm hashashi por edhe kokaina, ç’po ndodh?

Hoxha: Kur shqiptarët kanë vajtuar në Kuito në Ande të mos llogarisim vende të tjera. Sa për prokurorët ai thotë se janë bërë për shkak të shpërndarjes. Të mos harrojmë se shqiptarët kanë kaluar rrjetin e shpërndarjes brenda Europës, ata kanë shkuar më tej, kanë shkuar në burim e marrin vetë drogën, e sigurojnë vetë transportin. Problematikë është fakti se s’kemi një mafia të konsoliduar por një shtab me degë të shpërndara

Pse është e domosdoshme që droga të kalojnë përmes territorit shqiptar?

Hoxha: Jo domosdoshmërishy.

Flitet që një vlerë rreth 24 miliardë euro, nga shitja e kokainës kalon nga territori shqiptar…

Hoxha: Kalon, por nuk ngelet, këtu hyn e pastër dhe përpunohet. Nëse kokainën e presin në Roterdam taksën e merr dikush tjetër. Por nëse e marrin në Roterdam dhe e presin në Shqipëri, pra kur shmanget Spanja, Roterdami dhe vjen këtu do të thotë që e kemi mbyllur ciklin, dhe fitimi është më i madh. Kjo është mafie me strukturë vertikale. Janë agresivë, të suksesshëm. Shqipëria është nyje e rëndësishme, se grupet tona po e mbyllin ciklin dhe po e përpunojnë kokainën duke e rihedhur në treg.

Ju po thoni që pritësit janë shqiptarët, pra fitojnë shumë para…

Hoxha: Nuk po e them unë, janë faktet…

Po ku i investojnë këto para?

Hoxha: Një pjesë e mirë e këtyre parave rikthehen në Shqipëri siç ta përmenda. Është një qyet në veriun e Shqipërisë, që ka më shumë pika të këmbimit valutor për frymë se çdo qytet tjetër.

Thuaje cili është

Hoxha: Burreli

Ku bëhet investimi kryesor me këto para?

Hoxha: Një pjesë e një bizneseve që ne i njohim si të suksesshme në Shqipëri e kanë fillesën tek trafiku i drogërave të forta. Ndërtimi është një nga bazat kryesore. Kini parasysh se ku ka pasur më shumë ndërtime. Sikleti i madh që shoh sot është se si është e mundur që njerëz që merren me droga të forta kanë qenë të emëruar zyrtarë në poste të rëndësishme në Shqipëri? Xhafaj tha krimi ka investuar fort në media e portale që përpunojnë opinionin publik. Ai nuk e thotë se kush janë këto media, se aty kanë shkuar elita politike e vendit dhe ambasadorët. Xhafaj duhet të ndajë mendjen e të thotë se kush janë mediat e financuara nga trafiku i drogës.

Pse diplomatët e huaj nuk e shohin këtë gjendje?

Hoxha: Në 2015 problemi më i madh në Shqipëri, ishte braktisja e vendit dhe vërshimi i të varfërve për azilant ekonomik në vendet e BE. Statistikat ranë kur filloi sezoni i kanabisit në vitin 2016. Se u hapën vende pune, gjetën punë. Kjo ishte zgjidhje afatshkurtër, sa të gjejnë një zgjidhje afatgjatë. Ata që mësuan të trafikojnë ton kanabis, nuk e kanë problem sot të trafikojnë kg kokainë.

Një tjetër ministër i kabinetit qeveritar është përfshirë në çështje droge. Emri nuk u bë publik dhe sot duket si çështje e harruar.

Ka patur aq shumë ngjarje sa nuk po arrijmë as të analizojmë si ngjarje, dhe jo më t’i thellojmë. Një deputet tjetër, funksionar i rëndësishëm i administratës shtetërore është kapur rastësish, është regjistruar, teksa po përgjohej një grup kriminal. Nuk dihet se çfarë do bëjë prokuroria me atë, dhe mbase e ka ruajtur si gur të fundit. Dhe do të kemi shumë shpejt një deputet tjetër që t’i komunikohet masa e arrestimit.

Shqipëria e meriton fjalën Narcos si filmi i Pablo Ecsobar

Hoxha: Kryeministri po e ndjek dhe kapitullin e tretë të filmit, e konspekton, ndërthur mafien politikën dhe organet e zbatimit të ligjit. Ai të shohë serinë e fundit të Narcos-it, aty ku humbin ustallarët dhe fitojnë fuqitë e mëdha.