Sport Skenarët e stolit të Juves: Nga Zizou te Tuchel, alternativat e vështira...

Skenarët e stolit të Juves: Nga Zizou te Tuchel, alternativat e vështira për të ardhmen

Drejtuesit e Juventusit gjate humbjes se djeshme ndaj Monzas

Gazeta “La Repubblica” përshkruan në mënyrë të detajuar skenarët e mundshëm mbi stolin e Juventusit, duke u nisur nga supozimi se deri më sot është konfirmuar Massimiliano Allegri. Pra, pas pushimit për shkak të kualifikueseve të kombëtareve, bardhezinjtë do të rinisin përpjekjet për të dalë nga situata kritike me trajnerin livornez.

Nëse për momentin vazhdimësia e stafit teknik po fiton, nuk ka më siguri me një ecuri të tillë. Problem, megjithatë, për ata që mendojnë në rokadën e stolit të “Zonjës së Vjetër” është mungesa e alternativave dhe aspekti ekonomik i historisë, duke qenë se Allegri ka ende një kontratë të vlefshme për dy sezonet e ardhshme, prej 9 milionë eurosh në vit.

A ka alternativa të mundshme? Emri i Roberto De Zerbit, i qarkulluar në orët e fundit, është fshirë pas nënshkrimit me Brighton. Ëndrra do të ishte Zinedine Zidane, por pasi ka refuzuar 20 milionë në sezon nga PSG, francezi është në pritje të pankinës së kampionëve të botës në fuqi, pas “Katar 2022”.

Thomas Tuchel merr 8 milionë euro nga Chelsea, pavarësisht shkarkimit, megjithëse dekreti i rritjes mund të zbusë pjesërisht investimin. Ndër mundësitë është edhe vijimi kështu deri në fund të sezonit për të synuar pastaj Antonio Conte, sot te Tottenham, apo Igor Tudor, trajner i Olympique Marseille.

Paolo Montero sot për sot konsiderohet si një “bast” shumë i madh për drejtuesit. Për këtë arsye, tani për tani po vazhdohet me Max Allegrin.