Kryesore Skenari katastrofik: Çfarë do të bënim nëse një asteroid do të binte...

Skenari katastrofik: Çfarë do të bënim nëse një asteroid do të binte në Tokë?

Shembull: një teleskop sapo ka dalluar një asteroid me diametër nga 100 deri në 300 metra që po lëviz me shpejtësinë 14 kilometra në sekondë dhe ndodhet 57 milionë kilometra larg Tokës.

Astronomët e vlerësojnë me 1% rrezikun që të përplaset me Tokën më 29 prill 2027.

Çfarë do të bëjmë?

Ky është skenari katastrofik dhe tërësisht imagjinar mbi të cilin pothuajse 300 astronomë, shkencëtarë, inxhinierë dhe ekspertë të emergjencave po punojnë këtë javë në periferi të Uashingtonit.

Sa?

Vetëm asteroidët në orbitë që afrohen më shumë se 50 kilometra me Tokën na interesojnë.

”Astronomët zbulojnë të tillë çdo ditë: më shumë se 700 këtë vit me një total të regjistruar 20 001”, deklaroi Lindley Johnson, nga zyra e koordinatave të mbrojtjes planetare (ESA) në NASA, krijuar në vitin 2016.

”Një ndër më të rrezikshmit, është një  shkëmb i pagëzuar me emrin 2000SG344: me një diametër rreth 50 metra dhe me një mundësi nga 2 096 të tilla për t’u përplasur me Tokën pas 100 vitesh”, sipas ESA-s.

”Pjesa më e madhe janë më të vegjël, por 942 janë më shumë se një kilometër”, thotë astronomi Alan Harris, i cili ka informuar auditorin që disa asteroidë të mëdhenj fshihen akoma në qiell: ”Pjesa më e madhe mund të jenë pas Diellit”.

Kryesisht dallohen nga teleskopët amerikanë në Arizona dhe Havai.

ESA ka instaluar një teleskop në Spanjë dhe planifikon të tjerë në Kili dhe Siçili. Astronomë të shumtë thonë se një teleskop në hapësirën tokësore nuk mund të shikojë një objekt në anën tjetër të Diellit.

Shmangia e asteroidit

Ushtrimi i kësaj jave ka për qëllim stimulimin e mënyrës se si bota do të reagonte ndaj një kërcënimi të tillë. Do të duhej që të gjithë teleskopët të drejtoheshin drejt objektit për të llogaritur saktësisht shpejtësinë dhe trajektoren e tij, vëzhgimet fillestare mund të jenë të pasakta.

Pastaj zgjidhjet janë dy: shmangia e objektit ose evakuimi.

Nëse madhësia është më e madhe se 50 metra, konsensusi ndërkombëtarë thotë që duhet të evakuohet zona që dyshohet të goditet.

Sipas Detlef Koschny, dy javë para goditjes mund të parashikohet vendi i prekur. Disa ditë para, saktësia është në disa qindra kilometra.

Për objektet e mëdha, ideja nuk është që të goditet me një bombë atomike si në filmin  ”Armageddon”, pasi mund të krijohen copa po aq të dëmshme. Ideja është që të lëshohet një objekt drejt asteroidit për ta devijuar… si një makinë goditëse kozmike.

NASA do të testojë idenë me një asteroid të vërtetë 150 metra, në vitin 2022, gjatë misionit DART.

”Mbetet problemi politik”, thotë Romana Kofler nga zyra e çështjeve hapësinore në OKB: ”Cili do të jetë autoriteti vendimmarrës?”.

”Deri më sot kjo pyetje nuk ka marrë përgjigje”, shpjegon ai.

Sidoqoftë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së e lë hapur këtë çështje.