Kryesore Skenat e turpshme para syve të tij, Talat Xhaferi: Jam mësuar…

Skenat e turpshme para syve të tij, Talat Xhaferi: Jam mësuar…

Talat Xhaferi e ka kaluar lehtë skenën me të cilën u ballafaqua në parlamentin shqiptar, ku ndaj kryeministrit Edi Rama u qëllua me bojë nga ana e deputetit Edi Paloka.

“Fillimisht dua t’ju siguroj se këto situata nuk janë të parat. Kam kaluar të gjitha sfidat. Qëllimi është ajo që ndodhi paraprakisht”, tha Xhaferi, duke iu referuar votimit unanim të Protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në NATO.

“Ju drejtohem në emrin tim dhe deputetëve në Maqedoninë e Veriut të shpreh mirënjohjen që na besuat dhe na mbështetët. Jam dëshmitar i miqësisë së vërtetë. Marrëdhëniet mes dy shteteve janë të lidhura me fijet e forta të miqësisë por edhe në fushën e bashkëpunimit politik kulturor”, theksoi më tej politikani shqiptar.