Kryesore Skënder Bruçaj tërhiqet nga gara për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar

Skënder Bruçaj tërhiqet nga gara për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar

Skënder Bruçaj është tërhequr nga gara për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar (KMSH).

Tashmë, kandidatët janë Ylli Gurra, myfti i Tiranës, Islam Hoxha, kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH; Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së dhe Gramos Blliku, myfti i Lushnjes.

Kandidatura e Gëzim Abdishahit, imam i Golemit, ka rënë pasi sipas komisionit nuk plotëson pikën 3 të nenit 26 të statutit.