Bota Snowden: Kthehem në SHBA nëse gjykohem me drejtësi

Snowden: Kthehem në SHBA nëse gjykohem me drejtësi

Ish-kontraktori i inteligjencës Edward Snowden tha se dëshiron të kthehet në SHBA, me kusht që t’i garantohet gjykim i drejtë.

“Unë dua të kthehem në SHBA, ky është qëllimi im përfundimtar”, i tha ish-kontraktori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare për median amerikane CBS.

“Nëse do të kaloj pjesën tjetër të jetës time në burg, kërkesa ime e vetme është një gjykim i drejtë. Por, qeveria amerikane nuk e garanton atë sepse nuk do të më lejojë të përfitoj nga mbrojtja e interesit publik”, tha Snowden.

Libri i tij, “Procesi i Përhershëm”, do të botohet të sot, ndërsa pritet të tërheqë vëmendjen.

Snowden, i cili zbuloi mijëra dokumente që përshkruanin një program mbikëqyrjeje afatgjatë nga qeveria amerikane, mori azili nga Rusia në 2013-ën, pasi nga SHBA-ja u akuzua për spiunazh.

Leja e tij e qëndrimit në Rusi është e vlefshme deri në vitin 2020.