Aktualitet Sokol Balla largohet nga Top-Channel? Bisedime për të shkuar në një televizion...

Sokol Balla largohet nga Top-Channel? Bisedime për të shkuar në një televizion rival

Gazetari i njohur Sokol Balla është parë në ambientet e Vizion Plus. Burime për Gazetën Shqiptare kanë thënë se drejtuesi i emisionit Top Story, ka takuar drejtuesit e televizionit Vizion Plus.

Balla para se të shkonte në Top Channel ka punuar pikërisht te Vizion Plus.

Po të njëjtat burime kanë thënë se bisedimet mes dy palëve janë ende në vazhdim.

Konkretisht nuk dihet se cili do të jetë roli i gazetarit të njohur në ekranin e Vizion Plus.

Prej më shumë se një muaj Sokol Balla është liruar nga funksionet e tij drejtuese në Top Channel, duke u fokusuar vetëm tek emisioni Top Story.