Sport Solskjaer blindon Lukakun: Do të qëndrojë me siguri

Solskjaer blindon Lukakun: Do të qëndrojë me siguri

Komplikohet kalimi i Romelu Lukakut te Juventusi, madje gjasat më të mëdha për momentin janë që ky operacion merkatoje të mos realizohet. Pengesa e rradhës në bisedimet mes Lukakut dhe Juves është bërë trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.

Ky i fundit në një intervistë i pyetur për Paul Pogba dhe Romelu Lukakun ka deklaruar me bindje se të dy lojtarët do të vazhdojnë të jenë pjesë e Djajve të Kuq edhe në sezonin  e ri.

Solskjaer ka nënvizuar gjithashtu se Lukaku do të rikthehet të stërvitet me grupin këtë javë pasi e ka kaluar plotësisht dëmtimin. Mesa duket shkëmbimi Lukaku-Dybala nuk do të kryhet kjo për shkak edhe të kërkesave të larta të sulmuesit argjentinas.