Sport Solskjaer drejt shkarkimit, Allegri në “pole” për stolin e United

Solskjaer drejt shkarkimit, Allegri në “pole” për stolin e United

Vetëm dy fitore në gjashtë ndeshjet e fundit kanë vënë sërish në rrezik pozicionin e Ole Gunnar Solskjaer në krye të Manchester United. Trajneri norvegjez me siguri është në muajt e tij të fundit në stolin e “Djajve të Kuq”, pasi në fund të këtij sezoni me siguri do të shkarkohet nga detyra.

Ato që e bëjnë edhe më të besueshëm këtë lajm janë zërat mbi interesimin e Manchester United për Massimiliano Allegrin. Ish-trajneri i Juventusit është një kandidat potencial për të marrë drejtimin e Djajve të Kuq, madje drejtuesit e United e kanë kontaktuar Allegrin për të marrë menjëherë drejtimin e skuadrës, por përgjigjja e italianit ka qenë e prerë: “Faleminderit por nuk marr drejtimin e një skuadre në kampionat e sipër, pres fundin e sezonit”. Pra nëse Allegri do të kishte dhënë një përgjigje pozitive, me shumë mundësi Solskjaer do të ishte shkarkuar që përpara disa javësh. E ardhmja e Allegrit gjatë kësaj periudhe u lidh edhe me stolin e Arsenalin por në fund “topçinjtë” punësuan Artetën. Tashmë Max Allegri është kandidati kryesor për t’u ulur në stolin e United në fund të këtij sezoni, ndërkohë që sipas Daily Mail një kandidaturë tjetër për klubin nga Old Trafford për t’i besuar pankinën është edhe Maurizio Pochettino.