Barometri Euronews-Albania ka sjell për publikun matjet e dyta politike për Qarkun e Tiranës. Në këto matje janë pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë brenda qarkut, të shpërndarë sipas popullsisë në 5 bashkitë përbërëse. Mbledhja e të dhënave është realizuar nga 22 Mars deri në 3 Prill 2025.
Në matjen e dytë politike për Qarkun e Tiranës, nuk mund të mungonte pyetja më politike ose siç quhet në gjuhën e sondazheve “prirja e votës”.
Pyetjes: Për kë do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot (22 Mars -03 Prill)
Qytetarët e qarkut më të madh të vendit përgjigjen si më poshtë:
38.9% do të votonin Partinë Socialiste, 25.2% do të votonin Aleancën Shqipëria Madhështore (PD)
6,1 % do të votonin Nisma Shqipëria Bëhet, 6.1 % do të votonin Partinë Mundësia, 3.4 % do të votonin Lëvizja Bashkë, 2.4% e të pyeturve kanë zgjedhur një nga partitë e tjera në listën e subjekteve garuese për 11 Majin.
Ndërkohë 17.9% e të pyeturve janë të pavendosur se kë do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot (22 Mars – 03 Prill)
Nëse krahasojmë dy matjet politike për Tiranën dhe përkatësisht prirjen e votës tek të dyja na rezulton se: Partia Socialiste është rritur me 3.7 pikë, Koalicioni i Partisë Demokratike është rritur me 0.6 pikë, Nisma Shqipëria Bëhet është rritur me 0.4 pikë, Partia Mundësia është rritur me 1.7 pikë, Lëvizja Bashkë është rritur me 0.6 pikë. Ndërkohë të pavendosurit janë zvogëluar me 6 pikë nga matja e parë në matjen e dytë.
Bazuar në të gjitha të dhënat që sjellë matja e dytë politike për Qarkun e Tiranës, prirja e votës dhe të gjithë treguesit e tjerë në këtë matje, Barometri ka përllogaritur edhe projeksionin e mundshëm të votës së 11 Majit për qarkun më të madh.
Sipas këtij projeksioni:
Partia Socialiste do të merrte potencialisht 47.4% (+/- 2 %) ose përkthyer në 19 mandate.
Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD) do të merrte potencialisht 30.7% (+/- 2 %) të votës së 11 Majit, përkthyer në 12 mandate.
Nisma –Shqipëria Bëhet dhe Partia Mundësia potencialisht mund të merrnin 7.4 % (+/- 1.5 %) secila, praktikisht pothuajse nga 2-3 mandate për secilin nga subjektet (minimalisht 5 të dyja).
Lëvizja Bashkë do të merrte potencialisht 4.1 % (+/-1 %) të votës së 11 Majit dhe 1 mandat nga 37 të Qarkut të Tiranës./Euronews Albania