Bota Sondazhet në kampin demokrat, Joe Biden në krye, afrohet Bernie Sanders

Sondazhet në kampin demokrat, Joe Biden në krye, afrohet Bernie Sanders

Kur i afrohemi datës 3 shkurt, ku do të bëhet edhe testi i parë i kandidatëve demokratë për president në SHBA, sondazhet ende nxjerrin fitues në rang vendit Joe Biden.

Rezultatet e ditës së djeshme konfirmuan rritjen e mbështetjes ndaj senatorit Bernie Sanders, duke e kthyer atë në konkurrentin kryesor të Biden.

Sondazhi i së dielës tregoi se Sanders e ngushtoi diferencën me kandidatin Biden, në njërin prej dy shteteve kryesore, Iowa me 1% të mbështetësve dhe është favorit kryesor në Neë Hampshire me 9 për qind më shumë.

Rritja e fundit e Sanders në sondazhet mendohet të ketë ardhur si produkt i përforcimit të krahut liberal të partisë. Biden vijon të jetë në krye të kandidatëve, por duket se ka hasur vështirësi për të marrë dhe mbështetjen e krahut të qendrës së partisë.