Bota Sondazhi: 64% e francezëve kanë opinion negativ për Macron

Sondazhi: 64% e francezëve kanë opinion negativ për Macron

Rënie e lehtë në indeksin e vlerësimit në muajin nëntor për presidentin francez, Emmanuel Macron me 36% të opinioneve në favot të tij (minus një pikë), ndërsa për kryeministrin Edouard Philippe ka një pikë shtesë duke arritur në kuotën  41%, sipas studimit të kryer nga instituti BVA për ”Orange”, RTL dhe ”LaTribune”.

Pothuaj 64% (+2 pikë) e personave të intervistuar kanë një mendim negativ për kryetarin e shtetit dhe 58% për kryeministrin (-1 pikë).

Për 61%, Macron vepron “sipas momentit”, ndërsa 38% mendojnë se ”ai e di se ku po shkon”.

Të paktën 57% e francezëve besojnë se Macron dhe qeveria nuk do të marrin rezultate pozitive në fund të periudhës 5-vjeçare të qeverisjes, pra në vitin 2022.