Bota Sondazhi: Amerikanët janë mësuar me mbajtjen e maskave dhe distancimin social

Sondazhi: Amerikanët janë mësuar me mbajtjen e maskave dhe distancimin social

Pjesa më e madhe e amerikanëve tani janë mësuar me maskat dhe i pranojnë përfitimet e mbajtjes së tyre kur ndodhen pranë personave të tjerë, sipas një sondazhi të ri.

Shumica e tyre gjithashtu thonë se mund të vijojnë ta mbajnë distancën shoqërore derisa të lehtësohet pandemia ose derisa të ketë një vaksinë për të gjithë. Sondazhi i Fondacionit Kaiser Family (KFF) zbuloi gjithashtu se pak më shumë se gjysma e amerikanëve mendojnë se më e keqja e pandemisë së koronavirusit nuk ka ardhur ende.

Edhe pse teoritë konspirative dhe pikëpyetjet vijojnë, sipas sondazhit, më shumë njerëz se asnjëherë më parë shqetësohen se pandemia do t’i prekë ata personalisht.

“Pjesa e publikut që thotë se është e shqetësuar se ata ose dikush në familjen e tyre do të infektohet nga koronavirusi është në pikën më të lartë që kur KFF filloi të bënte këtë pyetje në muajin shkurt (68%)”, tha Fondacioni në një deklaratë.

Kjo frikë mund të ketë motivuar njerëzit të pranojnë këshillat e autoriteteve të shëndetit publik në lidhje me mbajtjen e maskave dhe qëndrimin larg njerëzve të tjerë.

Interesante është se, ndërsa një shumicë dërrmuese e demokratëve (93%) thonë se mbajtja e një maske është përgjegjësia e të gjithëve për të mbrojtur shëndetin publik, republikanët janë më të ndarë për këtë çështje me gjysmën (50%) duke thënë se përgjegjësia është e të gjithëve dhe një pjesë tjetër duke thënë se është një zgjedhje personale (45%).

“Mohimi republikan që pasqyron presidentin Trump, madje edhe përballë një epidemie në rritje, është bërë një sfidë e vërtetë e shëndetit publik që administrata e ardhshme do të duhet të marrë përsipër”, tha në një deklaratë Presidenti dhe CEO i Fondacionit, Kaiser Family Drew Altman.