Kryesore Sondazhi i parë: Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit

Sondazhi i parë: Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit

RTV ORA ka publikuar sot sondazhin e parë për zgjedhjet e 25 prillit të hartuar nga kompania e italianit Antonio Notto.

Orientimi i votës

Sipas sondazhit të bërë përpara një jave Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë rënie të votave krahasuar me zgjedhjet e 2017, ndërkohë Partia Demokratike ka një rritje.

Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 25 Prillit.

Nga qytetarët që janë përgjigjur me “Po” e që janë 85.4% e të sonduarve, 84% janë të punësuar dhe 86.6% të papunë.

Kush votoi PO dhe kush JO

Femrat dhe mosha mbi 54 vjeç janë më të interesuar për 25 prillin.

Në ndryshim, femrat që i vlerësojnë të rëndësishme këto zgjedhje janë më të shumta në numër, 88.7% thonë po, 5.0% jo dhe 6.3% thonë nuk e di.

Lidhur me moshën, më të painteresuar për zgjedhjet janë mosha 35-54 vjeç  me 81.1% dhe më të interesuarit janë ata mbi 54 vjeç me 89.0%.

Edhe numrin më të lartë të të pavendosurve e ka grupmosha mbi 54 vjeç, 7.1% ndërsa numrin më të ulët e ka grupmosha 18-24 vjeç me 3.8%

Pavarësisht gjithçkaje a mendoni se zgjedhjet politike do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë apo jo?

85.4 % mendojnë për PO.

Çfarë duhet të dimë për sondazhin?

Marzhi i gabimit është 2-3%. Antonio Notto shpjegoi se është kampion përfaqësues i zgjedhësve shqiptarë, për banorët që janë në Shqipëri dhe do të marrin pjesë në votime. Është një kampion prej 2000 zgjedhësish sipas moshës dhe vendit të qëndrimit,  është marrë në qytete të mëdha dhe të vogla. Me telefon fiks dhe celular.

Kur është kryer?

Antonio Notto: “Është zhvilluar në shumë ditë të javës së kaluar, si në ditë pushimi dhe ditë pune. Është element shumë i rëndësishëm që na ka lejuar për të gjetur njerëz që punojnë dhe ata që janë në shtëpi. I kemi shpërndarë intervista në 3-4 ditë që të gjejmë një kampion sa më të ndryshëm.“