Politika Sondazhi pas tërmetit: PS në vendnumëro, rritet PD, firon ndjeshëm LSI

Sondazhi pas tërmetit: PS në vendnumëro, rritet PD, firon ndjeshëm LSI

Nga Eduard Zaloshnja

Në kuadrin e sondazheve të përmuajshëm që zhvilloj për revistën Follow Business Albania (vetëm me votues që kanë gjasa të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme), zhvillova sondazhin elektronik të këtij muaji më 14 janar.

Në pyetjen kryesore të sondazhit (Kush mund ta qeverisë më mirë Shqipërinë, Rama apo Basha?) kemi një rikthim në normalitet statistikor, pas kuotës së lartë që kapi Rama në periudhën post-tërmet.

Në qoftë se zgjedhjet zhvillohen sot, PS-ja do të merrte pothuaj po aq vota sa mori në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, ndërsa PD-ja do të kishte një rritje të vogël në krahasim me 2017-ën. Ndërkohë, LSI, PDIU dhe partitë e tjera të vogla kanë pësuar një firo të ndjeshme të votave krahasuar me zgjedhjet e para dy vjetëve.