Kryesore Sondazhi për Tiranë: Sa deputetë marrin PS dhe PD, LSI shumë dobët,...

Sondazhi për Tiranë: Sa deputetë marrin PS dhe PD, LSI shumë dobët, surprizë Bojaxhi

“Instituto Piepoli”, kompania lider në tregun e sondazheve në Itali ka sjellë për Report Tv sondazhin për qarkun e Tiranës për secilën forcë politike.

Nëse do votohej sot në Tiranë, sipas sondazhit të Piepoli-t, PS do të merrte nga 15 deri në 19 mandate, PD nga 9 deri në 13 mandate.

Por interesant është fakti se LSI-ja sipas këtij sondazhi merr në Tiranë 1 deri në 3 mandate.

Një rezultat i dobët ky për një parti që reklamon fort se do të dalë forcë e parë.

Surprizë është SFIDA e Gjergj Bojaxhi që sipas sondazhit merr aq mandate sa edhe LSI.

LIBRA e Ben Blushit që mund të marrë deri në dy mandate.

Si ndahen mandatet në Qarkun e Tiranës

PS, 51-55% vota, 15- 19 mandate

PD, 27-31% vota, 9- 13 mandate

LSI, 5-7% vota, 1-3 mandate

LIBRA,  3-5% vota, 1-2 mandate

PDIU, 0-2% – 0-1 mandat

FRD,  1-3%, 0-1 mandat

Sfida, 3-5%, 1-3 mandate