Bota Sondazhi: Popullariteti i presidentit Macron bie ndjeshëm

Sondazhi: Popullariteti i presidentit Macron bie ndjeshëm

Niveli i popullaritetit të presidentit francez, Emmanuel Macron regjistron sërish një rënie të fortë në gusht, ku vetëm 40 për qind e të pyeturve janë të kënaqur, me një rënie prej 14 pikësh në raport me një muaj më parë, pas rënies me 10 pikës në korrik, sipas sondazhit të Ifop për gazetën “Journal du Dimanche” (JDD).

Kryeministri Edouard Philippe regjistron gjithashtu një rënie me nëntë pikë për të njëjtën periudhë, duke kaluar nga 56 për qind në 47 për qind.

Shefi i shtetit ka humbur 22 pikë popullariteti që prej sondazhit të parë të zhvilluar nga Ifop-JDD dhe të publikuar para tre muajsh, menjëherë pas zgjedhjes së tij.

Në të njëjtën periudhë, në vitin 2012, paraardhësi i tij, socialisti François Hollande, kishte një popullaritet më të lartë (54%) dhe ajo e Nicolas Sarkozy (i djathtë) ishe edhe më e fortë në të njëjtën periudhë në vitin 2007 (67%).