Bota Sondazhi: Trashëgimtarja e Angela Merkelit, e përshtatshme për kancelare

Sondazhi: Trashëgimtarja e Angela Merkelit, e përshtatshme për kancelare

Një shumicë e ngushtë e gjermanëve mendojnë se Annegret Kramp-Karrenbauer, pasardhësja e Angela Merkel në krye të CDU-së, nuk mund të jetë e denjë edhe për kancelare.

51 përqind e të anketuarve besojnë se Kramp-Karrenbauer është jo e përshtatshme për funksionin e kancelares dhe 34 përqind besojnë se po, ajo mund ta kryejë atë –  ishte ky një përfundim i një sondazhi të kryer për transmetuesin publik ZDF.

Sondazhi tregton se Kramp-Karrenbauer ka humbur përkrahjen në krahasim me anketën e fundit në shkurt. E kjo sipas analistëve, për shkak të disa deklarimeve të saj ironike në lidhje me transgjinorët. Pas tyre, Kramp-Karrenbauer akuzoi publikun si “të ashpër” dhe “që nuk ka sensin e humorit”.