Kulturë Sondazhi tronditës: Rreth 80% e shqiptarëve s’kanë lexuar asnjë libër gjatë 2022

Sondazhi tronditës: Rreth 80% e shqiptarëve s’kanë lexuar asnjë libër gjatë 2022

Marrëdhënia e shqiptarëve me librin vazhdon të jetë e ftohtë dhe duket sikur po distancohet gjithnjë e më shumë! Rezultatet e një sondazhi të publikuar në Euronews Albania se sa libra kanë lexuar gjatë vitit 2022 dhe fatkeqësisht 74.8% e tyre janë përgjigjur, asnjë.

Ndërkohë, vetëm 7.6% kanë lexuar një libër, 11.8% e tyre kanë lexuar 2-3 libra, 2.7% kanë lexuar 4-5 libra dhe 2.3% më shumë se 5 libra. Edhe më i dhimbshëm është fakti se 78.2% e shqiptarëve nuk kanë blerë asnjë libër përgjatë vitit 2022.

Nga sondazhi rezultoi gjithashtu se shumica e shqiptarëve jo vetëm që nuk blejnë libra, por as nuk dhurojnë. 74.8% e të pyeturve nuk kanë dhuruar një libër, ndërkohë që pozitivisht janë përgjigjur vetëm 25.2% e tyre. 74.1% e shqiptarëve nuk kanë marrë një libër dhuratë dhe vetëm 25.5% kanë marrë.

Të dhënat dhe rezultatet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhës 28 tetor-7 nëntor 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.