Sport Sonte përballja mes Atletico dhe Realit të Madridit

Sonte përballja mes Atletico dhe Realit të Madridit

Mbrëmja e sotme në futbollin evropian ka rezervuar derbin e Madridit mes Atleticos dhe Realit.

Në |Wanda Metropolitano do të përballen dy skuadra rivaliteti mes të cilave është rritur ndjeshëm në vitet e fundit.

Atletico dhe Reali i Madridit që ndahen vetëm nga 1 pikë në këtë sezon, vijnë në këtë ndeshje me kujtimet e sfidës së luajtur në New Jersey ku skuadra e Simeones shkatërroi totalisht rivalët e saj 7-3. Derbi i Madridit do të luhet në Wanda metropolitano dhe Atletico do të kërkojë të thyejë një tabu ndaj Realit të Madridit teksa nuk ka mundur ta mposhtë atë në impiantin e tij të ri.

Në dy ndeshjet që janë zhvilluar në Wanda Metropolitane është regjistruar 1 fitore për Realin dhe 1 barazim. Atletico nuk do të ketë në dispozicion Alvaro Moratën të skualifikuar kështu që në sulm do të ketë dyshen Joao Felix dhe Diego Costën.

Reali nga ana e tij nuk do të ketë Mendy dhe Asension, ndërkohë që pritet të mos luajë as Marcelo pasi Zidane nuk dëshiron të rrezikojë. E reja për Realin e Madridit është kthimi në skuadër i Modric, i riaftësuar nga dëmtimi.

Sfida e sotme mes Atleticos dhe Realit të Madridit do të jetë e 222 në total me Los Blancos që kanë një avantazh të dukshëm në ndeshjet direkte me 110 fitore kundrejt 56 të Atleticos ndërkohë që 56 sfida të tjera kanë përfunduar në barazim.