Sport Sormani e sheh gotën gjysmë plot: Nuk më pëlqeu vetëm rezultati

Sormani e sheh gotën gjysmë plot: Nuk më pëlqeu vetëm rezultati

Adolfo Sormani e sheh gotën gjysmë plot, pavarësisht humbjes me Skënderbeun në Korçë. Trajneri i Partizanit deklaroi në “Gol pas Goli” se ka mbetur i zhgënjyer vetëm nga rezultati.

“Mendoj se e kemi bërë të gjithë ndeshjen e mirë. Rezultati nuk i tregon këto. Nuk jam dakord që kemi luajtur vetëm 40 minuta. Skuadra më ka pëlqyer. Nëse do të kishim shënuar penalltinë e dytë të Telushit, mund edhe ta fitonim ndeshjen. Në përgjithësi skuadra më ka pëlqyer, përveç rezultatit.”

Merkatoja:Nuk është ky momenti të flasim për merkaton, unë do të stërvit lojtarët që kam në dispozicion. Mendoj vetëm për ndeshjen dhe rastet e humbura. Në ditët në vijim do të flasim me klubin në lidhje me merkaton. Për gjyqtarin nuk flas, më tregoni çdo episod, por nuk flas për gjyqtarin”.

Aktivizimi i të rinjve:Duhet të shënonim mundësitë që krijuam. Ferhati bëri një ndeshje të mirë, arriti të tregonte potencialin e tij. Në fund, vuajti pak, ndaj vendosëm të fusnim Romeron. Në përgjithësi jam i kënaqur nga loja e skuadrës”.

Garë e ekuilibruar:Kampionati duket nga renditja që është i ekuilibruar. Për të fituar një ndeshje duhet të jesh konstant dhe i përqendruar. Mendoj që kemi humbur një ndeshje, ku kemi bërë mjaft mirë dhe meritonim diçka më tepër”.