Aktualitet Sot, ditë zie kombëtare në Shqipëri

Sot, ditë zie kombëtare në Shqipëri

Dita e sotme është ditë zie kombëtare në Shqipëri në nder të Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë të hënën e Pashkës, më 21 Prill.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar është ulur në gjysmështizë.

Papa Françesku u shua mëngjesin e 21 Prillit në moshën 88-vjeçari. Vitet e fundit ai kishte problematika me shëndetin dhe në Shkurt iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Në vitin 2014, Papa Françesku vizitoi Shqipërinë në udhëtimin e tij të parë në Europë, ku mbajti edhe një meshë të shenjtë.